•  
     
    Vlerat tek të cilat besojmë:


    • Cilësia në çdo iniciativë akademik
    • Integriteti dhe korrektësia organizative
    • Kolegjialiteti dhe pjesëmarrja
    në vendimarrje
    • Vullnetarizmi dhe përgjegjshmëria
    në arritjen e standarteve arsimore
    • Pergjegjshmeri dhe liri akademike.
     
    ALBANIAN UNIVERSITY
  •  
    7000 Studentë nuk mund të gabojnë!
     
    Viti 2002 shënon vitin e hapjes së
    degës së parë për laburant dentarë,
    me vetëm 100 studentë të stomatologjisë.
    Sot numërohen mbi  7000 studentë
    aktual që janë duke ndjekur studimet,
    shifra të cilat dëshmojnë nga viti në vit
    rritjen e cilësisë dhe arritjeve në
    Albanian University.
                                  Më shumë

     

     

    7000 STUDENTE
  •  
    Bursat
     
    Promovimi dhe nxitja e studentёve
    mё tё mirë ёshtё njё tjetёr politikё e
    Albanian University duke synuar
    tё jetё lider nё fushёn e arsimit privat,
    në pёrgatitjen e elitave tё ardhshme
    nё fushёn e politikёs, arsimit,
    mjekёsisё, arkitekturёs, drejtёsisë,
    financёs, psikologjisё, shkencave
    tё komunikimit.

                                  Më shumë

    BURSAT
  •  
    Politikat e "Albanian University"
     
    Një vënd themelor në politikat e
    Albanian University, zë edhe
    dhënia e përparësisë së punësimit
    në strukturat e tij, të studentëve
    të ekselencës dhe atyre me prirje
    lidershipi.
                                  Më shumë

     

    POLITIKAT E AU
powered by negetics
English (United Kingdom)Shqip

Doktoratura

Programet e studimit të Doktoraturës janë pjesë e ciklit të tretë të studimeve universitare, duke mbyllur kësisoj formimin akademik dhe shkencor të studentit. Këto programe kanë një kohëzgjatje normale 3 vite akademike në fund të të cilës studentët përftojnë një diplomë të ciklit të tretë me titullin doktor në (sipas fushave të studimit).

 

PROGRAM STUDIMI I DOKTORATËS NË: SHKENCA FARMACEUTIKE

Programi i studimeve të doktoratës në “Shkencat Farmaceutike” ka si objektiv të ngrejë në mënyrë të vazhdueshme nivelin teorik dhe të nxisë punën në grup të studentëve. Ky objektiv realizohet nëpërmjet: ngritjes së vazhdueshme të kërkimit shkencor i cili ndihmon në aftësimin e studentit për të përfunduar me sukses programin e studimit: ofrimit të mundësisë studentëve për të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme kërkimore të lidhura ngushtë me fushën specifike në të cilën ndjekin, studimet e doktoratës të cilat e ndihmojnë të aftësohet për përvetësimin e metodologjive të kërkimit për veprimtari krijuese të pavarura si: artikuj shkencorë, prezantime, qasje standarde për referenca, bibliografi, indekse dhe të shkruarit e përmbajtjes si bazë për përpunimin e tezës së doktoratës; aktivizimin e studenteve doktorante ne punë te pavarur në laborator.

 

PROGRAM STUDIMI I DOKTORATËS NË: “ARKITEKTURË

Doktoratura në Fakultetin e Arkitekturës dhe Inxhinierive synon të krijojë figurën profesionale të kualifikuar me kompetenca specifike në fushën e arkitekturës dhe strategjitë bashkëkohore të energjisë së rinovueshme, integrimin dhe përdorimin e saj në hapësirën urbane dhe në arkitekturë. Doktoratura propozon, në procesin e realizimit të saj, mjetet dhe metodat per kerkimin, kontrollin e procesit të planifikimit dinamik të territorit, përcaktimin e standarteve të menaxhimit të burimeve të energjisë së rinovueshme duke përvetsuar në të njëjtën kohë strategjitë e kursimit dhe përshtatshmërinë mjedisore. Doktoratura është bazuar në qasje ndërdisiplinore, brenda disa fushave të ndryshme në sektorin e energjisë se rinovueshme.
Ky program studimi nxit aktivitete të kërkimit shkencor mbi energjinë e rinovueshme të karakterizuara nga: ndërtimi i sektorit të energjisë; përmirësimi i cilësisë së jetës; qëndrueshmëria; inkurajimi për eficencë enegjitike dhe perdorimi i arsyeshëm të energjisë; promovimin e burimeve të energjisë së rinovueshme në format e saj.

 

PROGRAM STUDIMI I DOKTORATËS NË: FINANCE

Programi i Studimit të Ciklit të Tretë, Doktoraturë në “Financë”, do të ofrohet nga Albanian University, Fakulteti i Ekonomisë, Departamenti Financë Bankë, në vijim të përmbushjes së kuadrit të plotë mësimor në të tre ciklet e studimit të lartë, sipas sistemit të Bolonjës. Studimet e Doktoraturës në “Financë”, pranë Albanian University, synojnë që të edukojnë individë që të jenë të aftë për t’iu bashkangjitur jetës akademike në vend; të përgatisin ekspertë të fushës së Financës të aftë për të kryer kërkime shkencore në mënyrë të pavarur, profesionistë të spikatur dhe drejtues të institucioneve financiare publike ose private në vend. Gjithashtu, programi synon të përgatisë studiues të aftë, të cilët të mund të zhvillojnë analiza të thelluara shkencore të çeshtjeve dhe problematikave financiare, me qëllim ofrimin e kontributit për zhvillimin e mëtejshëm të vendit dhe ngritjen dhe përmirësimin e programeve të arsimit të lartë në vendin tonë.

 

PROGRAM STUDIMI I DOKTORATËS NË :“E DREJTË DHE PROCEDURË PENALE”

Programi i studimeve të doktoraturës në “E drejtë dhe procedurë penale” i ofruar nga Albanian University është një program i ciklit të tretë të studimeve, i cili zgjat tre vite akademike.
Studimet e organizuara teorike, të cilat kompletojnë formimin shkencor dhe metodologjik në fushën e së drejtës dhe procedurës penale të juristit me profil penal, përfshijnë 60 kredite.

Objektivi që ka shoqëruar punën për strukturimin e programit të doktoraturës është ngritja e bazës teorike në një nivel më të lartë shkencor si nëpërmjet kurseve që do të zhvillohen vitin e parë akademik, ku kontributi dhe angazhimi i tyre përqëndrohet në përvetësimin dhe analizën e komentarëve të doktrinës dhe jurisprudencës, ashtu edhe nëpërmjet rezultateve të arrira nga studentët në lidhje me sistemin penal në punimet e tezave të doktoraturës.

 

PROGRAM STUDIMI I DOKTORATËS NË : “E DREJTË EUROPIANE TË KONTRATAVE”

Programi i studimeve të doktoraturës në “E drejtë europiane të kontratave” i ofruar nga Albanian University është një program studimi i ciklit të tretë, me karakter plotësisht akademik, i cili zgjat tre vite akademike dhe përfshin 60 kredite për studime të organizuara teorike. Studimet e doktoraturës të ofruara me këtë program përsosin aftësitë studimore e kërkimore shkencore të juristit me profil juridiko-civil.

Objektivi i drejtpërdrejtë i këtij programi studimi qëndron në studimin dhe ngritjen e së drejtës kontraktore në një nivel tjetër kërkimor shkencor, në atë të legjislacionit kontraktor europian.

Misioni i programit të studimit të doktoraturës në “E drejtë europiane të kontratave” është të përgatisë studiues dhe kërkues me njohuri e aftësi të thella studimore dhe analitike si në drejtim të kërkimit shkencor ashtu edhe në drejtim të punës akademike apo juridiko aplikative në fushën e së drejtës civile dhe më konkretisht fushën e së drejtës kontraktore europiane.

 

PROGRAM STUDIMI I DOKTORATËS NË: SHKENCA ADMINISTRATIVE

Programi i studimeve të doktoratës në Shkenca Administrative i ofruar nga Albanian University është një program studimi i ciklit të tretë, me karakter plotësisht akademik, që ka në bazë kërkimin shkencor dhe veprimtari krijuese. Ky program zgjat tre vite akademike dhe përfshin 60 kredite për studime të organizuara teorike. Nëpërmjet këtij program studimi doktorantët arrijnë të përsosin aftësitë e tyre studimore e kërkimore shkencore në fushën e Shkencave Administrative.
Nëpërmjet studimeve të organizuara teorike zhvillohet tek doktorantët të menduarit analitik mbi tematika të ndryshme në fushën e shkencave administrative, tematika të cilat do të përbëjnë dhe argumentet e projekteve kërkimore shkencore që do të zhvillohen nga studentët doktorantë.

 

PROGRAM STUDIMI I DOKTORATËS NË : MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE

Programi i studimeve të doktoratës në Marrëdhënie Ndërkombëtare i ofruar nga Albanian University është një program studimi i ciklit të tretë, me karakter plotësisht akademik, që ka në bazë kërkimin shkencor dhe veprimtari krijuese. Ky program zgjat tre vite akademike dhe përfshin 60 kredite për studime të organizuara teorike. Nëpërmjet këtij program studimi doktorantët arrijnë të përsosin aftësitë e tyre studimore e kërkimore shkencore në fushën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Nëpërmjet studimeve të organizuara teorike zhvillohet tek doktorantët të menduarit analitik mbi tematika të ndryshme në fushën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, tematika të cilat do të përbëjnë dhe argumentet e projekteve kërkimore shkencore që do të zhvillohen nga studentët doktorantë.

 

PROGRAM STUDIMI I DOKTORATËS NË : PSIKOLOGJI KLINIKE

Përmes programit Doktoraturë në “Psikologji Klinike”, studentët do të njihen me praktikat e përditshme të kujdesit për shëndetin mendor dhe me kërkimin shkencor në këtë drejtim. Programi i studimit është i mbështetur mbi modelin e sistemeve bio-psiko-sociale të të kuptuarit të sjelljes njerëzore.
Doktoratura në Psikologjinë Klinike i drejton studentët më shumë kah zhvillimit të aftësive kritike, të cilat zbatohen në kontekst të modelit të mësipërm sesa thjesht pajisjen me njohuri të detajuara në një drejtim të vetëm teorik. Studentët do të aftësohen për të konceptuar, organizuar, planifikuar dhe drejtuar studime e hulumtime kërkimore-shkencore e pedagogjike.

 

Zona Studentit