•  
     
    Vlerat tek të cilat besojmë:


    • Cilësia në çdo iniciativë akademik
    • Integriteti dhe korrektësia organizative
    • Kolegjialiteti dhe pjesëmarrja
    në vendimarrje
    • Vullnetarizmi dhe përgjegjshmëria
    në arritjen e standarteve arsimore
    • Pergjegjshmeri dhe liri akademike.
     
    ALBANIAN UNIVERSITY
  •  
    9000 Studentë nuk mund të gabojnë!
     
    Viti 2002 shënon vitin e hapjes së
    degës së parë për laburant dentarë,
    me vetëm 100 studentë të stomatologjisë.
    Sot numërohen mbi  9000 studentë
    aktual që janë duke ndjekur studimet,
    shifra të cilat dëshmojnë nga viti në vit
    rritjen e cilësisë dhe arritjeve në
    Albanian University.
                                  Më shumë

     

     

    9000 STUDENTE
  •  
    Bursat
     
    Promovimi dhe nxitja e studentёve
    mё tё mirë ёshtё njё tjetёr politikё e
    Albanian University duke synuar
    tё jetё lider nё fushёn e arsimit privat,
    në pёrgatitjen e elitave tё ardhshme
    nё fushёn e politikёs, arsimit,
    mjekёsisё, arkitekturёs, drejtёsisë,
    financёs, psikologjisё, shkencave
    tё komunikimit.

                                  Më shumë

    BURSAT
  •  
    Politikat e "Albanian University"
     
    Një vënd themelor në politikat e
    Albanian University, zë edhe
    dhënia e përparësisë së punësimit
    në strukturat e tij, të studentëve
    të ekselencës dhe atyre me prirje
    lidershipi.
                                  Më shumë

     

    POLITIKAT E AU
powered by negetics
English (United Kingdom)Shqip

DEPARTAMENTI I EDUKIMIT

 

Departamenti i Edukimit në Albanian University, ka për qëllim që nëpërmjet një programi 3 vjeçar dhe Master Profesional të krijojë bazat shkencore të nevojshme për përgatitjen teoriko-praktike të specialistëve të lartë në sektorin e mësimdhënies. Departamenti ofron dy programe studimi të nivelit Bachelor, Mësuesi për Arsimin Fillor dhe Mësuesi për Arsimin Parashkollor dhe një program studimi Master Profesional në Pedagogji me dy profile Menaxhim arsimi dhe Didaktikë. Pra, ne ofrojmë gjithçka që studentët e fushës së Edukimit të diplomohen si ekspertë në mësimdhënie dhe drejtim të institucioneve arsimore.
Misioni ynë është përgatitja e personelit të kualifikuar për të punuar në fushën e arsimit. Departamenti i Edukimit, ka hartuar kurrikula cilësore. Për hartimin e tyre jemi konsultuar me një numër të madh programesh universitare për Edukim në Europë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Për sa i përket praktikave, ato zhvillohen në institucionet më të mira si publike ashtu dhe private. Ato mbikqyren nga pedagogë përgjegjës me përvojë akademike në fushën e mësimdhënies.
Gjatë dy viteve të para të studimit universitar janë parashikuar kryesisht lëndët e formimit të përgjithshëm. Teoria në disiplinat mësimore të formimit professional është kombinuar me praktikat mësimore në institucione arsimore. Auditorët e Albanian University janë të pajisura me teknikën bashkëkohore audiovizive si retroprojektorë e vidioprojektorë, duke u ofruar mundësinë studentëve të një mësimdhënieje si në vendet e zhvilluara të botës.

Departamenti i Edukimit ofron dhe program studimi Master Profesional në Pedagogji me dy profile : Menaxhim Arsimi dhe Didaktikë. Studentët e profilit Menaxhim arsimi do të formohen me konceptet, idetë dhe parimet teorike të menaxhimit të arsimit. Gjithashtu ai i formon ata me njohuri të mjaftueshme për legjislacionin, strategjitë dhe politikat arsimore dhe ato të drejtimit të shkollës dhe arsimit si edhe formëson te ata aftësi dhe  shprehi për veprimtari drejtuese dhe menaxhuese të shkollës dhe arsimit. Studentët e profilit Didaktikë do të kuptojnë në teori dhe praktikë se ç’do të thotë “mësimdhënie” e suksesshme, do të kuptojnë rëndësinë e menaxhimit efektiv të klasës për të arritur një “mësimnxënie të suksesshme” si edhe do të njihen me komponentët, teknikat dhe strategjitë mësimore.

Kalendari AU

August 2014
S M T W T F S
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6

Zona Studentit