•  
     
    Vlerat tek të cilat besojmë:


    • Cilësia në çdo iniciativë akademik
    • Integriteti dhe korrektësia organizative
    • Kolegjialiteti dhe pjesëmarrja
    në vendimarrje
    • Vullnetarizmi dhe përgjegjshmëria
    në arritjen e standarteve arsimore
    • Pergjegjshmeri dhe liri akademike.
     
    ALBANIAN UNIVERSITY
  •  
    6000 Studentë nuk mund të gabojnë!
     
    Viti 2002 shënon vitin e hapjes së
    degës së parë për laburant dentarë,
    me vetëm 100 studentë të stomatologjisë.
    Sot numërohen mbi  6000 studentë
    aktual që janë duke ndjekur studimet,
    shifra të cilat dëshmojnë nga viti në vit
    rritjen e cilësisë dhe arritjeve në
    Albanian University.
                                  Më shumë

     

     

    6000 STUDENTE
  •  
    Bursat
     
    Promovimi dhe nxitja e studentёve
    mё tё mirë ёshtё njё tjetёr politikё e
    Albanian University duke synuar
    tё jetё lider nё fushёn e arsimit privat,
    në pёrgatitjen e elitave tё ardhshme
    nё fushёn e politikёs, arsimit,
    mjekёsisё, arkitekturёs, drejtёsisë,
    financёs, psikologjisё, shkencave
    tё komunikimit.

                                  Më shumë

    BURSAT
  •  
    Politikat e "Albanian University"
     
    Një vënd themelor në politikat e
    Albanian University, zë edhe
    dhënia e përparësisë së punësimit
    në strukturat e tij, të studentëve
    të ekselencës dhe atyre me prirje
    lidershipi.
                                  Më shumë

     

    POLITIKAT E AU
powered by negetics
English (United Kingdom)Shqip

DEPARTAMENTI I PSIKOLOGJISË SË PËRGJITHËSHME

Drejtues: Dr. Eglantina Dervishi

 

Departamenti i Psikologjisë së Përgjithshme në Albanian University ka si mision kryesor përgatitjen e profesionistëve të aftë si nga pikëpamja teorike ashtu edhe praktike në drejtim të çështjeve të psikologjisë dhe lidhjes së këtyre çështjeve me mirëqenien sociale të individit dhe komunitetit. Gjithashtu ky departament ka si mision të tijin edukimin e komuniteteve me nevoja të veçanta, si dhe ofrimin e modeleve bashkëkohore për të nxitur dhe fuqizuar qytetarët.

Për arritjen e misionit të tij, Departamenti i Psikologjisë së Përgjithshme realizon procesin e mësimdhënies, kërkimin shkencor si dhe ofrimin e shërbimeve komunitare duke angazhuar stafin pedagogjik dhe administrative në përforcimin e cilësisë së formimit toerik dhe praktik të studimeve të nivelit të parë, të dytë dhe nivelit të tretë.
Programet mësimore të Departamentit të Psikologjisë së Përgjithshme janë mbështetur në disa modele kornizash kurrikulare të shkollave amerikane dhe europiane të psikologjisë, pa lënë mënjanë edhe eksperiencën disavjeçare të shkollës së psikologjisë shqiptare.
Departamenti ofron shërbimet dhe infrastrukturën e nevojshme për të realizuar të gjithë objektivat e programeve: biblotekë, sallë konferencash, salla me pajisje audio-vizive, salla informatike, marrëdhëniet ndërinstitucionale, internet, ëifi, librari. Gjithashtu ai ofron edhe një plan tutorish që lejon ndjekjen e studentëve përgjatë studimeve, orientimin e tyre në tregun e punës si dhe mbështetjen e mëtejshme në karrierat e tyre profesionale.

 

Gjithashtu kjo shkencë ka zgjeruar në tregun e punës në Shqipëri shumëllojshmërinë e funksioneve dhe roleve gjithnjë e më të mëdha në kuadrin profesional (shëndet, edukim, ligj, punë dhe burime njerëzore, administratë dhe shërbime sociale, varësitë nga drogat, krizat natyrore, sport, shoqëri civile, kërkime shkencore etj.)

 

Programi bachelor është hartuar duke njohur këto zhvillime të psikologjisë si shkencë dhe kërkesat e tregut shqiptar të punës së psikologëve. Programi akademik përfshin lëndë të formimit të përgjithshëm në psikologji si dhe lëndë bazë të formimit profesional që studentët do të dëshirojnë të ndjekin në studimet e nivelit të dytë. Praktika mësimore lehtëson njohjen e studentëve me institucionet ku ata do të mund të punojnë si psikologë në të ardhmen si dhe rolin e psikologut në këto institucione.

 

Master i Shkencave në Psikologji Klinike

Programi i Masterit Shkencor në Psikologjinë Klinike synon t’iu paraqisë studentëve një vlerësim të pasurisë, domethënies historike si dhe drejtimeve më në zë të zhvillimeve të metodave dhe teknikave për vlerësimin dhe ndërhyrjet klinike.
Programi i studimit është mbështetur mbi modelin e sistemeve biopsikologjike të të kuptuarit të sjelljes njerëzore, ky program iu ofron studentëve një shikim të detajuar të detyrave dhe aftësive klinike të cilat janë themelet e punës së psikologut klinik. Studentët do të pajisen me informacion të detajuar lidhur me metodat e kërkimit, çështje të etikës, diversitetit kulturor, vlerësimit, psikoterapisë, dhe në mënyrë më të specifikuar, me aftësi praktike në secilën nga çështjet e mësipërme.
Ky program do t’iu vijë në ndihmë studentëve për të kuptuar me thellë praktikën e punës së psikologut klinik. Vendet e ndryshme të punës, metodat bashkëkohore të vlerësimit dhe trajtimit klinik si dhe çështje ligjore dhe etike që rregullojnë profesionin e psikologut klinik do të përshkojnë në tërësi programin e studimit.

 

Masteri i Shkencave në Këshillim Psikologjik

 

Masteri i Shkencave në Këshillim Psikologjik ofron një trajnim shkencor dhe profesional në këshillimin psikologjik. Ky program, synon të plotësojë nevojat dhe kërkesat në rritje për profesionistë të shëndetit mendor në Shqipëri të kualifikuar në këshillim psikologjik, si dhe nevojat dhe kërkesat për studime të mirëfillta shkencore në fushën e këshillimit psikologjik.
Programi i studimeve të ciklit Master Shkencor në Këshillim psikologjik synon ë zhvillojë aftësitë e studentëve për të kryer kërkime shkencore në fushën e këshillimit psikologjik, për të kryer këshillim dhe vlerësim psikologjik, aftësi të cilat do t’u mundësojnë atyre të asistojnë individët , çiftet dhe grupet e moshave dhe kategorive të ndryshme të cilët ballafaqohen me çështje të shëndetit mendor.

 

Sektorët e mundshëm të punësimit me përfundimin e këtij masteri janë:
• Institucione të ndryshme kërkimore, të tilla si universitete, agjenci, organizata apo fondacione kërkimi.
• Praktikantë të lirë duke siguruar këshillim, terapi, vlerësim dhe konsultim ndaj individëve, familjeve, grupeve dhe organizatave.
• Mjediset apo qëndrat që ofrojnë shërbime në përkujdesje të shëndetit mendor të tilla si spitalet psikiatrike, shtëpitë e mbështetura, qëndrat komunitare të shëndetit mendor, institucione dhe organizata jo fitimprurëse të ndryshme me fokus ofrimin mbështetjen, dhe rehabilitimin e individëve (fëmijë, adoleshentë, të rritur, të moshuar) me probleme të shëndetit mendor,
• Institucione të sistemit të drejtësisë si spitalet e burgjeve, institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale etj.

 

Master i Shkencave në Psikologji Zhvillimi dhe Shkollore


Programi Master i shkencave në Psikologji e Zhvillimit dhe Shkollore synon t’i aftësojë studentët të zbatojnë njohuritë, metodat e teknikat psikologjike në mënyrë etike dhe shkencore dhe t’i përgatisë për praktikën profesionale të pavarur si psikologë të fëmijëve dhe adoleshentëve dhe psikologë shkollorë, si dhe për të ofruar shërbimin e tyre si kërkues shkencorë.
Në ciklin e studimeve Master i Shkencave në Psikologji zhvillimi dhe shkollore, studentët do marrin njohuri më të thelluara teorike në fushat e mëparshme të studimit gjatë ciklit të parë dhe do trajnohen me qëllim që të shkathtësohen në përdorimin e njohurive teknike e praktike që do u mundësojnë praktikimin e profesionit të psikologut të fëmijës dhe adoleshentëve, të psikologut të shkollës dhe të kërkuesit shkencor.

Sektorët e mundshëm të punësimit me përfundimin e këtij masteri janë:
• Sistemi edukativ parauniversitar dhe parashkollor publik e privat
• Qendra komunitare që ofrojnë shërbime psiko-sociale për fëmijët dhe adoleshentët
• Institucione publike e private që hartojnë politika për fëmijët dhe adoleshentët
• Institucione kërkimore-shkencore, të tilla si universitete, agjenci, organizata apo fondacione kërkimi
• Organizata jo-fitimprurëse
• Institucione dhe organizata që merren me mbrojtjen e të drejtave të të miturve, etj.
• Spitale dhe klinika publike e private për fëmijë dhe adoleshentë.
• Praktikantë të lirë, etj

 

Master i Shkencave në Psikologji ligjore


Masteri i Shkencave në Psikologji ligjore synon t’i aftësojë studentët të zbatojnë njohuritë, metodat dhe teknikat shkencore psikologjike në mënyrë profesionale dhe etike dhe t’i përgatisë për praktikën profesionale si kërkues shkencorë të pavarur në fushën e psikologjisë ligjore.
Në ciklin e studimeve Master i Shkencave në Psikologji ligjore studentët do të marrin njohuri më të thelluara teorike në fushat e mëparshme të studimit gjatë ciklit të parë dhe do trajnohen me qëllim që të shkathtësohen në përdorimin e njohurive shkencore dhe të teknikave praktike që do u mundësojnë praktikimin e profesionit të psikologut ligjor si kërkues shkencor.

Sektorët e mundshëm të punësimit me përfundimin e këtij masteri janë:
• Institucionet e sistemit peniperciar
• Insitucionet e riedukimit
• Institucionet kërkimore-shkencore
• Organizatat jofitimprurëse
• Gjykatat e shkallëve të ndryshme civile dhe penale
• Spitalet e burgjeve
• Institucionet e shërbimit të provës
• Institucionet e shërbimeve sociale
• Ekspertë të pavarur, këshillues, etj.

 

Master Profesional në Psikologji Shkollore

Programi Master Profesional në Psikologjinë Shkollore synon të ofrojë arsim dhe trajnim të mirëfilltë e gjithëpërfshirës profesional për aplikimin e teorive, dijeve, aftësive dhe kompetencave psikologjike në sistemin shkollor”
Programi i studimeve Master Profesional në Psikologjinë Shkollore është ndërtuar në mënyrë që të formojë psikologë shkollorë të cilët të jenë të aftë të ofrojnë shërbimin më të përshtatshëm për komunitetin e shkollës.

Sektorët e mundshëm të punësimit me përfundimin e këtij masteri janë:
• Sistemi edukativ parauniversitar dhe parashkollor publik e privat
• Qendra komunitare që ofrojnë shërbime psiko-sociale për fëmijët dhe adoleshentët
• Institucione publike që hartojnë politika për fëmijët dhe adoleshentët
• Organizata jo-fitimprurëse
• Institucione dhe organizata që merren me mbrojtjen e të drejtave të të miturve, etj.

 

Master Profesional në Psikologji e Burimeve Njerëzore


Synimi i programit Master Profesional në Psikologjinë e burimeve njerëzore është të ofrojë arsim dhe trajnim të mirëfilltë dhe gjithëpërfshirës profesional për aplikimin e teorive, dijeve, aftësive dhe kompetencave psikologjike në fushën e burimeve njerëzore. Ky program synon, gjithashtu, të informojë dhe aftësojë studentët me praktikat e punës së psikologut në sistemin organizativ.
Programi Master Profesional në Psikologjinë e burimeve njerëzore i përgatit studentët të aplikojnë psikologjinë në fushën e burimeve njerëzore. Ky program vë theksin në mënyrën se si lidhen vlerësimet psikologjike me fushën e burimeve njerëzore dhe tek zhvillimi i profesionistëve të cilët janë të angazhuar në sigurimin etik të shërbimeve cilësore ndaj klientëve, agjensive, organizatave, institucioneve të ndryshme publike dhe private.

Sektorët e mundshëm të punësimit me përfundimin e këtij masteri janë:
• Administrata publike
• Kompani private
• Kompani shtetërore
• Kompani shumëkombëshe
• Organizata jofitimprurëse
• Si dhe në institucione dhe organizata të tjera që lidhen me ofrimin e trajnime dhe programeve të vlerësimit në punë dhe organizata.

 

Master Profesional në Psikologji Klinike

Programi i studimit Master Profesional në Psikologjinë Klinike është ndërtuar për t’iu përgjigjur nevojës së shumë psikologëve të shëndetit mendor të cilët ndihen të izoluar nga zhvillimet më të fundit përsa i përket paradigmave të vlerësimit dhe ndërhyrjeve të cilat lejojnë që shërbimet ndaj pacientëve të jenë efektive dhe afatgjata. Psikologët klinikë tentojnë ta ofrojnë shërbimin e tyre duke u mbështetur në njohuri dhe aftësi të cilat me ndryshimet e vrullshme teorike dhe praktike në fushën e shëndetit mendor, mbeten të izoluara dhe shpesh jo të përshtatshme për nevojat e pacientëve.
Synimi i këtij programi studimi është t’iu paraqesë studentëve modalitetet e trajtimit duke përfshirë qasjet më tradicionale të trajtimit sikuse janë ndërhyrjet psikotropike dhe terapinë kognitiv-biheviorale. Vemëndja e studentit do të drejtohet drejt zhvillimeve më të fundit të trajtimeve të cilat synojnë përmirësimin e simptomave në disa raste deri në përmirësimin në tërësi të shëndetit fizik dhe mendor. Ndërhyrje të tilla përfshijnë hipnozën, meditimin, bio dhe neurofeedback-un, ushtrimet psikoterapeutike, etj. Klinicistët udhëhiqen drejt ndërtimit dhe përdorimit në vazhdimësi të protokolleve të trajtimit, të cilat parashikojnë edhe trajtimin multidisiplinar të pacientit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kalendari AU

December 2014
S M T W T F S
30 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3

Zona Studentit