•  
     
    Vlerat tek të cilat besojmë:


    • Cilësia në çdo iniciativë akademik
    • Integriteti dhe korrektësia organizative
    • Kolegjialiteti dhe pjesëmarrja
    në vendimarrje
    • Vullnetarizmi dhe përgjegjshmëria
    në arritjen e standarteve arsimore
    • Pergjegjshmeri dhe liri akademike.
     
    ALBANIAN UNIVERSITY
  •  
    9000 Studentë nuk mund të gabojnë!
     
    Viti 2002 shënon vitin e hapjes së
    degës së parë për laburant dentarë,
    me vetëm 100 studentë të stomatologjisë.
    Sot numërohen mbi  9000 studentë
    aktual që janë duke ndjekur studimet,
    shifra të cilat dëshmojnë nga viti në vit
    rritjen e cilësisë dhe arritjeve në
    Albanian University.
                                  Më shumë

     

     

    9000 STUDENTE
  •  
    Bursat
     
    Promovimi dhe nxitja e studentёve
    mё tё mirë ёshtё njё tjetёr politikё e
    Albanian University duke synuar
    tё jetё lider nё fushёn e arsimit privat,
    në pёrgatitjen e elitave tё ardhshme
    nё fushёn e politikёs, arsimit,
    mjekёsisё, arkitekturёs, drejtёsisë,
    financёs, psikologjisё, shkencave
    tё komunikimit.

                                  Më shumë

    BURSAT
  •  
    Politikat e "Albanian University"
     
    Një vënd themelor në politikat e
    Albanian University, zë edhe
    dhënia e përparësisë së punësimit
    në strukturat e tij, të studentëve
    të ekselencës dhe atyre me prirje
    lidershipi.
                                  Më shumë

     

    POLITIKAT E AU
powered by negetics
English (United Kingdom)Shqip

DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKO-ADMINISTRATIVE

Drejtues:  Dr. Julian Çota



Programet e studimit në Departamentin e Shkencave Politiko-Administrative në Albanian University në themel të tyre kanë formimin dhe përgatitjen e politologëve me profil të përgjithshëm dhe ekspertëve në fushën e administratës publike, marrëdhënieve ndërkombëtare dhe çështjeve të sigurisë, duke synuar në radhë të parë përgatitjen e specialistëve të aftë në këto fusha studimore, por edhe krijimin e konsolidimin të një tradite të re në ambientin politik shqiptar.
Vlen për tu theksuar se qëllimi i kësaj kurrikule është t’u ofrojë studentëve njohuri të formimit të bazë, të nevojshëm për të ndjekur ciklet e tjera të njëpasnjëshme të studimit dhe në të njëjtën kohë t’u përgjigjet kërkesat më të cilat do të përballen studentët gjatë realizimit të tyre profesional.
Përveç kësaj kjo kurrikul ofron lëndë të vlefshme për formimin e një politologu dhe ekspertit të administratës, për të qenë të aftë të integrohen në dikastere ose institucione me karakter specifik të fushave përkatëse.
Organizimi i veprimtarisë së departamentit, konsiston në drejtimin dhe zbatimin me efikasitet të objektivave të programit mësimor dhe të programeve ekstrakurikulare ku një vend të rëndësishëm zë kërkimi shkencor.
Në kuadër të revistës shkencore “OPTIME” të Albanian University, Departamenti i Shkencave Politiko-Administrative ka kontribuar qysh nga fillimi i saj me artikuj shkencorë dhe angazhohet të bashkëpunojë më gjerësisht në numrat e ardhshëm. Më konkretisht, artikujtdo të shtrihen në tre drejtime:
a. Hulumtime dhe analizë me karakter teorik;
b. Studime të kombinuara teoriko-empirike;
c. Përkthime.
Në një kuadër kërkimor afatmesëm, po fillon puna organizative dhe kërkimore mbi konferencën që do të zhvillohet me rastin e “100 vjetorit të Pavarësisë së Shtetit Shqiptar”, konferencë e cila parashikohet të zhvillohet në mënyrë të theksuar ndërdisiplinore.

 

Master i Shkencave në Administrim Publik

Master i Shkencave në Administrim Publik (dy profile) ju adresohet të diplomuarve të arsimit të lartë të profilit përkatës të interesuar të thellojnë njohjen shkencore dhe formimin profesional në administrim publik, politika publike, sisteme qeverisëse, politika dhe menaxhim sektorial, qeverisje vendore, zhvillim institucional, integrim europian etj. Për t’ju përgjigjur kërkesave të kohës dhe eleminuar përgatitjen e specialistëve me kompetencë të kufizuar, programi ynë shtrin hapsirën e specializimit, tejkalon kufijtë tradicionalë midis shkencave duke afruar një trajtim ndërdisiplinor dhe multishkencor: Shkenca Politike, Shkenca Administrative, Shkenca Juridike, Shkenca Ekonomike, Marëdhënie Ndërkombëtare, Sociologji, Antropologji, Shkenca Komunikimi etj.

 

Master i Shkencave në Marrëdhënie Ndërkombëtar

Master i Shkencave në Marrëdhënie Ndërkombëtare (dy profile) iu adresohet të diplomuarve të ciklit tё parё tё studimit tё arsimit të lartë të interesuar të thellojnë aftësitë akademike dhe profesionale në “Studime Evropiane” dhe “Gjeopolitikë dhe Marrëdhënie Rajonale”. Për t’ju përgjigjur kërkesave të kohës programi ynë shtrin hapësirën e specializimit, tejkalon kufijtë tradicionalë midis shkencave duke afruar një trajtim ndërdisiplinor dhe multishkencor: Metodologji Kërkimi per Shkencat Sociale (Logjik dhe Teori Argumentimi dhe/ose Metoda Sasiore), Shkenca Juridike, Ekonomi, Histori-Gjeografi, Teori Politike, Teori Lojrash për Shkencat Sociale.

 

Master Profesional në  “Qeverisje dhe Administrim Publik”.

Departamenti ynë, në zgjerimin e mundësive të pranimit, është nisur nga konstatimi paraprak se  programi i studimit master profesional në “Qeverisje dhe administrim publik” mund të tërheqë nje spektër te gjerë kandidatësh, të cilët pavarësisht nga lloji i diplomimit në arsimin e lartë, kanë patur eksperienca punësimi në nivele të ndryshme të administratës publike, në sektorin privat, apo atë të organizatave jofitimprurëse.  Në përgjigje të interesimit të këtyre individëve, në funksion të rritjes së mëtejshme të nivelit të tyre të kualifikimit dhe shtimit të shanseve e premisave për një karierë potenciale të sukseshme në administratën publike, institucioni ynë ofron nëpërmjet këtij masteri njohuri të avancuara bashkëkohore në planin teorik, duke theksuar njëkohësisht aspektet praktike të zbatimit të tyre, në realitetin shqiptar.

 

Master  Profesional  në  “Marrëdhënie Ndërkombëtare, Politikë e jashtme dhe Diplomaci”

Departamenti ynë, në zgjerimin e mundësive të pranimit, është nisur nga konstatimi paraprak se  programi i studimit master në “Marrëdhënie ndërkombëtare, Politikë e jashtme dhe diplomaci” mund të tërheqë nje spektër të gjerë kandidatësh, të cilët pavarësisht nga lloji i diplomimit në arsimin e lartë, kanë interesa të përfshihen në një të ardhme në fushën e diplomacisë dhe të politikës së jashtme. Në përgjigje të interesimit të këtyre individëve, në funksion të rritjes së mëtejshme të nivelit të tyre të kualifikimit dhe shtimit të shanseve e premisave për një karierë potenciale të sukseshme në diplomaci, institucioni ynë ofron nëpërmjet këtij masteri njohuri të avancuara bashkëkohore në planin teorik, duke theksuar njëkohësisht aspektet praktike të zbatimit të tyre.

 

MASTER PROFESIONAL – Studime mbi Sigurinë

Programi Master Profesional në “Studime mbi Sigurinë” ju adresohet të diplomuarve të Arsimit të Lartë të  interesuar të thellojnë formimin profesional në fushën e sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare në degët e shkencave shoqërore por edhe në ato ekzakte. Arsimimi i këtyre kandidatëve mundëson kualifikime, menaxhim dhe ekspertizë nga fusha e sigurisë kombëtare. Në këtë masteri, sipas përvojës më të mirë të programeve të studimit simotra afrohen të diplomuar nga  fusha të ndyshme ekspertiza e të cilëve rezulton e nevojshme dhe në dobi të institucioneve kryesore të sigurisë dhe të realizimit sa më të mirë të saj. Synimi themelor i masterit profesional “Studime mbi Sigurinë” mbetet ofrimi i një produkti edukacional cilësor, profesional, të përballueshëm financiarisht nga të gjitha shtresat sociale, me fleksibilitet kohor, që u adresohet dhe një mase të gjerë të diplomuarve të arsimit të lartë që punojnë ose dëshirojnë të kontribuojnë në sferën e sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare.

 

 

 

 

Kalendari AU

October 2014
S M T W T F S
28 29 30 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1

Zona Studentit