•  
     
    Vlerat tek të cilat besojmë:


    • Cilësia në çdo iniciativë akademik
    • Integriteti dhe korrektësia organizative
    • Kolegjialiteti dhe pjesëmarrja
    në vendimarrje
    • Vullnetarizmi dhe përgjegjshmëria
    në arritjen e standarteve arsimore
    • Pergjegjshmeri dhe liri akademike.
     
    ALBANIAN UNIVERSITY
  •  
    9000 Studentë nuk mund të gabojnë!
     
    Viti 2002 shënon vitin e hapjes së
    degës së parë për laburant dentarë,
    me vetëm 100 studentë të stomatologjisë.
    Sot numërohen mbi  9000 studentë
    aktual që janë duke ndjekur studimet,
    shifra të cilat dëshmojnë nga viti në vit
    rritjen e cilësisë dhe arritjeve në
    Albanian University.
                                  Më shumë

     

     

    9000 STUDENTE
  •  
    Bursat
     
    Promovimi dhe nxitja e studentёve
    mё tё mirë ёshtё njё tjetёr politikё e
    Albanian University duke synuar
    tё jetё lider nё fushёn e arsimit privat,
    në pёrgatitjen e elitave tё ardhshme
    nё fushёn e politikёs, arsimit,
    mjekёsisё, arkitekturёs, drejtёsisë,
    financёs, psikologjisё, shkencave
    tё komunikimit.

                                  Më shumë

    BURSAT
  •  
    Politikat e "Albanian University"
     
    Një vënd themelor në politikat e
    Albanian University, zë edhe
    dhënia e përparësisë së punësimit
    në strukturat e tij, të studentëve
    të ekselencës dhe atyre me prirje
    lidershipi.
                                  Më shumë

     

    POLITIKAT E AU
powered by negetics
English (United Kingdom)Shqip

KONVIKTE

AKOMODIMI I STUDENTEVE

Për të krijuar kushte sa më të mira për studentët, Albanian University ofron ambiente banimi e studimi shumë afër mjediseve universitare. Janë shtatë godina banimi, në të cilat banojnë 310 studentë. Apartamentet ndodhen në qendër të Tiranës dhe ofrojnë kushte shumë të mira jetese e sigurie. Studentët gjejnë variacione të dhomave për 1, 2 dhe 3 persona. Pasi vendosin të jetojnë në dhomat e këtyre ndërtesave rezidenciale, studentët lidhin kontratë me Drejtorinë e konvikteve. Në kontratë është parashikuar numri i apartamentit dhe i dhomës, por edhe mënyra se si do të funksionojnë gjatë vitit, marrëdhëniet mes studentëve dhe administratës së konvikteve. Bashkëjetesa e tyre orientohet sipas rregullores së afishuar në çdo godinë. Dhomat janë të mobiluara, të pajisura me televizor, internet në dhomat e konviktit në Bulevardin Zogu I-rë, ndërsa u ofrohet shërbim i pastrimit kimik në të gjitha godinat.
Në katet e çdo godine janë vendosur njoftime, që ndalojnë pirjen e duhanit nga studentët në ambientet e përbashkëta.


Godinat rezidenciale

Më poshtë keni një guidë të godinave të banimit me informacionin e duhur për studentët e Albanian University:

1. Godinë rezidenciale për vajza
Adresa: Rruga e Kavajës, pranë “Raiffesien Bank”

Konvikti ndodhet në qendër të Tiranës, dhe shumë afër sallave të leksioneve të Albanian University. Në këtë konvikt është i instaluar ashensori, dhe shërbimi i sigurisë 24 orë. Apartamentet janë me dy tualete shumë të mira dhe korridori mund të shfrytëzohet për gatim. Ka shërbim sigurie 24 orësh, dhe pastrim sanitar për ambientet e përbashkëta. Konvikti ka dhoma dyshe dhe treshe, si dhe plotësohen kërkesat për dhoma teke. Cilësia e punimeve në këtë konvikt është bashkëkohore. Në të gjitha dhomat furnizimi me ujë është 24 orësh, ndërsa dhomat janë të pajisura me ngrohës elektrik.
Konvikti ndodhet shumë afër institucioneve kulturore; Bibloteka Kombëtare, Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit, Teatrit Kombëtar, si edhe afër me të gjithë ndërtesat e administratës së lartë. Pranë këtij konvikti ndodhen stacionet e transportit publik qytetas, si dhe në afërsi të tij ka mjedise shlodhëse dhe argëtuese, dhe restorante që ofrojnë çmime të lira në favor të studentëve.
2. Godinë rezidenciale për vajza
Adresa: Ish –zyrat e LSI-së, Bulevardi “Zogu I” përballë redaksisë “Zëri i Popullit”

Ambientet e këtij konvikti janë në qendër të Tiranës, ngjitur me sallat të leksioneve të universitetit. Godina ndodhet në bulevardin “Zogu I-rë”, dhe është e rikonstruktuar me pajisje bashkëkohore dhe shumë e rehatshme për banim.. Pozicioni i është zgjedhur, për të pasur afër restorante dhe stacione të transportit publik qytetas. Konvikti ka dhoma dyshe, dhe teke gjithmonë nëse ka kërkesa nga studentët kundrejt pagesës, që do të firmosim në kontratë. Dhomat janë të pajisura me televizor, internet, ngrohje elektrike dhe me ballkone. Ka shërbim sigurie, shërbim sanitar, lavanterie dhe disa ambiente mund të pajisen me paisje gatimi.
Pozicioni i konviktit ndodhet shumë afër Biblotekës Kombëtare, Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Teatrit Kombëtar, institucionet e administratës shtetërore por edhe ambiente e lokale për të rinjtë.

3. Godinë rezidenciale për meshkuj
Adresa: Ish-Shkolla “Flabina”
“Rruga e Kavajës”

Ambientet e këtij konvikti janë në qendër të Tiranës, dhe shumë afër sallave të leksioneve dhe të universitetit. Është vilë katërkatëshe e pajisur me gjenerator dhe e ruajtur gjatë 24 orëve. Pozicioni është zgjedhur për të patur pranë restorante, si dhe shërbim të transportit publik me të gjitha pikat e Tiranës. Ky konvikt ka dhoma dyshe, treshe, por ofron dhe dhoma teke nëse ka kërkesa nga studentët, kundrejt pagesës që firmosim në kontratë. Dhomat janë planifikuar të gjitha me televizor, ngrohës elektrik dhe kushte shumë të mira akomodimi. Ka shërbim lavanterije bashkëkohor vetëm për studentët.
Pozicioni i konviktit ndodhet afër Biblotekës Kombëtare, Teatrit të Operas dhe Baletit,Teatrit Kombëtar dhe institucionet e administratës së lartë, por edhe ambienteve argëtuese, bareve dhe lokaleve.

4. Godinë rezidenciale për meshkuj
Ngjitur me shtypshkronjën “UFO Press” , Rruga e Durrësit.

Ambientet e këtij konvikti ndodhen në qendër të Tiranës dhe shumë afër sallave të leksioneve të universitetit. Godina është vilë katër kate me gjenerator dhe me shërbim sigurie gjatë 24 orëve. Pozicioni është zgjedhur, për të patur ngjitur me të ambiente për të ngrënë apo edhe për transportin publik me të gjitha pikat e Tiranës.
Ky konvikt ka dhoma dyshe, treshe, dhe dhoma teke, sipas kërkesave të studentëve kundrejt pagesës që firmosim në kontratë. Dhomat janë planifikuar të gjitha me televizor, ngrohës elektrikë, shërbim lavanterije, dhe me kushte shumë të mira akomodimi.
Konvikti ka shumë afër Biblotekën Kombëtare, Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, Teatrin Kombëtar, gjithë institucionet e administratës së lartë, por edhe ambiente argëtuese dhe lokale për të rinjtë.

5.Godinë rezidenciale për femra
Adresa: ish- vila e Befotrofit
Rr. e Barikadave

Ambientet e këtij konvikti janë në qëndër të Tiranës , gati ngjitur me sallat e leksioneve dhe të universitetit. Godina është në rrugën e Barrikadave “Zogu i Pare” dhe është e rikonstruktuar me paisje bashkëkohore dhe shumë e rehatshme për banim. Pozicioni është zgjedhur për të pasur ngjitur me të ambiente për të ngrënë apo edhe për transportin publik me të gjitha pikat e Tiranës. Njëkohësisht ky konvikt ka shumë afër Bibliotekën Kombëtare, teatrin Kombëtar, të gjithë dikasteret e Administratës së Lartë, por edhe ambjente dhe lokale për të rinjtë. Ky konvikt ka dhoma dyshe dhe nëse ka kërkesa për dhoma teke, jemi në gjendje që ta rregullojmë sipas kërkesave të studentëve kundrejt pagesës që do të firmosim në kontratë. Dhomat jane te paisura me televizor, internet , ngrohëse elektrike dhe ballkone. Ka shërbim sigurie dhe shërbim sanitar, shërbim lavanterije bashkekohore vetëm për studentet dhe në disa ambjente edhe pajisje gatimi. Vila ka edhe parkim për makinat e studentëve. Cmimi 1200 euro.

Aplikimi për konvikt
Për të qenë sa më afër kërkesave të studentëve, që dëshirojnë të jetojnë në dhomat dhe apartamentet që universiteti ofron, drejtoria e konvikteve vë në dispozicion të secilit person të interesuar, një format aplikimi me të gjitha alternativat e mundshme. Në fletën e aplikimit, që konsiderohet hapi i parë për lidhjen e kontratës, studenti shënon preferencën për dhomën ku dëshiron të qëndrojë, me 1, 2, 3 persona, me ngrohje apo dhomë me ambiet gatimi. Gjithashtu në këtë fletë aplikimi studenti ka mundësinë të zgjedhë dhomë me televizor, ku ndalohet apo lejohet duhani, të ketë afërsi me mensat e restorantet dhe shërbime të tjera si; interneti, ashensori, lavanteri, etj. Pas aplikimit, pasi bihet dakord me shërbimet, studenti lidh kontratën,ku përcaktohet edhe pagesa në varësi të kushteve që ofrohen.
Spartak Gumaj
Përgjegjës i konvikteve
e-mail: Kjo adresë e-maili është e mbrojtur nga spam bots, duhet të aktivizoni javascript për ta parë atë
Nr. kontakti : + 355 (0 ) 67203923

 images



 


Kalendari AU

November 2014
S M T W T F S
26 27 28 29 30 31 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 1 2 3 4 5 6

Zona Studentit