•  
     
    Vlerat tek të cilat besojmë:


    • Cilësia në çdo iniciativë akademik
    • Integriteti dhe korrektësia organizative
    • Kolegjialiteti dhe pjesëmarrja
    në vendimarrje
    • Vullnetarizmi dhe përgjegjshmëria
    në arritjen e standarteve arsimore
    • Pergjegjshmeri dhe liri akademike.
     
    ALBANIAN UNIVERSITY
  •  
    9000 Studentë nuk mund të gabojnë!
     
    Viti 2002 shënon vitin e hapjes së
    degës së parë për laburant dentarë,
    me vetëm 100 studentë të stomatologjisë.
    Sot numërohen mbi  9000 studentë
    aktual që janë duke ndjekur studimet,
    shifra të cilat dëshmojnë nga viti në vit
    rritjen e cilësisë dhe arritjeve në
    Albanian University.
                                  Më shumë

     

     

    9000 STUDENTE
  •  
    Bursat
     
    Promovimi dhe nxitja e studentёve
    mё tё mirë ёshtё njё tjetёr politikё e
    Albanian University duke synuar
    tё jetё lider nё fushёn e arsimit privat,
    në pёrgatitjen e elitave tё ardhshme
    nё fushёn e politikёs, arsimit,
    mjekёsisё, arkitekturёs, drejtёsisë,
    financёs, psikologjisё, shkencave
    tё komunikimit.

                                  Më shumë

    BURSAT
  •  
    Politikat e "Albanian University"
     
    Një vënd themelor në politikat e
    Albanian University, zë edhe
    dhënia e përparësisë së punësimit
    në strukturat e tij, të studentëve
    të ekselencës dhe atyre me prirje
    lidershipi.
                                  Më shumë

     

    POLITIKAT E AU
powered by negetics
English (United Kingdom)Shqip

Inxhinieri Ndërtimi


Drejtues : Ark. Dr. Daniel Guralumi


Programi i studimit “bachelor” Inxhinieri Ndërtimi synon të pregatisë studentët me njohuritë bazë dhe të nevojshme për të zotëruar kapacitete që duhen për një inxhinier ndërtimi të përgjithshëm.
Kurrikula e këtij program studimi ka nje kohëzgjatje të rregullt 3 vjeçare (6 semestra). Është e ideuar që të pajisë studentët në vitin e parë të studimeve me njohuritë e lëndëve bazë të fushës së ndërtimit si Matematikë, Vizatim Teknik, Kimi,Fizikë, etj. Krahas këtyre lëndëve të formimit bazë, studentët kanë mundësi të përvetësojnë njohuri të lëndëve integruese siç janë Materialet e Ndërtimit, Teknologjia e Ndërtimit, Teknika e Kantierit si dhe njohuri specifike në vitin e dytë dhe të tretë të nevojshme për formimin e tyre si specialist të përgjithëshëm të ndërtimit.
Njohuritë akademike që afron ky program studimi synojnë që student me njohuritë e marra të orientohet drejt në tregun e punës, në ndërtim si dhe nga ana tjetër për të mundur të vazhdojë studimet e nivelit të dytë, më të avancuara në specialitete si Inxhinjerë Konstruktor, Inxhinjerë Ndërtimesh Civile, Inxhinjerë Ndërtimesh Transporti.
Modeli i paraqitur është ndërtuar mbi bazën e modeleve të universiteteve tona dhe ato të huaja. Janë marrë për bazë programet e Universitetit Politeknik të Tiranës, Politekniko di Milano, Universitetit të Palermos.
Me fitimin e diplomës, studenti mund të punësohet në gjithë objektet e ndërtimit si specialist i përgjithëshëm ndërtimi. Mundësitë e tjera të punësimit për të diplomuarit në këtë program studimi janë : si konsulent, projektues, menaxher projekti, menaxher punë ndërtimi, menaxher vlerësues. Mundësitë e karrierës nga diploma në Inxhinieri Ndertimi janë si më poshtë:
1) Aktivitete profesionale në lidhje të veçantë me programimin, hartimi dhe zbatimi i projekteve;
2) Hartimi i elementeve të ndërtimit, i strukturave të projektit dhe sistemeve të ndërtesave. Aktivitete profesionale në bashkepunim me autoritetet publike dhe private, kompanitë publike dhe private, kompanitë e ndryshme të inxhinierisë, industrinë e ndërtimit.
3) Ekspert i aktiviteteve vepruese të inspektorit në procesin e punës në ndërtim, koordinatorë i sigurisë në fazën e projektimit dhe gjatë ekzekutimit në kantjer, drejtor teknik etj.

Kalendari AU

July 2014
S M T W T F S
29 30 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2

Zona Studentit