•  
     
    Vlerat tek të cilat besojmë:


    • Cilësia në çdo iniciativë akademik
    • Integriteti dhe korrektësia organizative
    • Kolegjialiteti dhe pjesëmarrja
    në vendimarrje
    • Vullnetarizmi dhe përgjegjshmëria
    në arritjen e standarteve arsimore
    • Pergjegjshmeri dhe liri akademike.
     
    ALBANIAN UNIVERSITY
  •  
    9000 Studentë nuk mund të gabojnë!
     
    Viti 2002 shënon vitin e hapjes së
    degës së parë për laburant dentarë,
    me vetëm 100 studentë të stomatologjisë.
    Sot numërohen mbi  9000 studentë
    aktual që janë duke ndjekur studimet,
    shifra të cilat dëshmojnë nga viti në vit
    rritjen e cilësisë dhe arritjeve në
    Albanian University.
                                  Më shumë

     

     

    9000 STUDENTE
  •  
    Bursat
     
    Promovimi dhe nxitja e studentёve
    mё tё mirë ёshtё njё tjetёr politikё e
    Albanian University duke synuar
    tё jetё lider nё fushёn e arsimit privat,
    në pёrgatitjen e elitave tё ardhshme
    nё fushёn e politikёs, arsimit,
    mjekёsisё, arkitekturёs, drejtёsisë,
    financёs, psikologjisё, shkencave
    tё komunikimit.

                                  Më shumë

    BURSAT
  •  
    Politikat e "Albanian University"
     
    Një vënd themelor në politikat e
    Albanian University, zë edhe
    dhënia e përparësisë së punësimit
    në strukturat e tij, të studentëve
    të ekselencës dhe atyre me prirje
    lidershipi.
                                  Më shumë

     

    POLITIKAT E AU
powered by negetics
English (United Kingdom)Shqip

DEPARTAMENTI I ADMINISTRIM BIZNESIT

 

Drejtues Prof.Asoc.Dr.Sopot Cama

 

Diplomat e të tre niveleve në Administrim Biznesi të mundësuara nga Departamenti i Administrim Biznesit i Fakultetit të Ekonomisë të Albanian University ofrojnë njohuri të plota lidhur me çështjet kryesore të misionit të kompanive.

Misioni i këtyre kurrikulave është është të përgatisin ekonomistë të profilit Administrimit të Biznesit me njohuri bazike dhe te thelluara bashkëkohore, për t’u adaptuar për llojet e ndryshme të biznesit, të aftë për të punuar në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, në përputhje me nevojat e tregut të punës.

Kurrikulat përputhen plotësisht me qëllim strategjik të departamentit, për të përgatitur një brez të ri ekonomistësh të aftë që të kontribuojnë në forcimin dhe konsolidimin e sistemit të ekonomisë së tregut në vendin tonë.

Ideimi dhe hartimi i planit mësimor shumëdimensional të kurrikulave, është bërë në kohezion të plotë me kërkesat e Kartës së Bolonjës duke u konsoltuar me modelet më të mira të kurrikulave të shkollave të larta homologe të suksesëshme të vëndit, Europiane dhe Botërore. Kurrikulat optimizojnë raportet ndërmjet disiplinave të formimit të përgjithshëm, të atyre të formimit bazë e të formimit special dhe aftësimimit praktik të studentëve.

Ndihmesë të madhe për ndërtimin e një kurrikule të tillë koherente dhe shumë dimensionale, kanë dhënë pedagogët e departamentit, shumica e të cilëve kanë kryer studimet universitare dhe pasuniversitare duke mbrojtur MA ose PHD në Shqipëri ose në vende të tilla si: SHBA, Japoni, Gjermani, Angli, Greqi, Poloni, Spanjë, Suedi, Itali si dhe drejtues e specialistë të spikatur të rangjeve të larta në Administratën publike e biznesin privat.

Të diplomuarit në Administrim Biznesi do të jenë në gjendje të përdorin dhe vlerësojnë mjetet për analizimin e kompanisë, të njohin kercënimet dhe mundësitë me të cilat përballet organizata në mjedise vazhdimisht të ndryshueshëm dhe global dhe të jenë në gjëndje për marrjen e vendimeve optimale në nivele të ndryshme të administrimit të bizneseve.

 

Master Shkencor  “Administrim Biznes”

Kryerja e studimeve Master Shkencor në “Administrim Biznes” është një kualifikim i nevojshëm dhe i kërkuar, në rang ndërkombëtar, për nivelin e lartë manaxherial apo ekzekutiv si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik. Me ndryshimin e vazhdueshëm të ekonomisë dhe tregjeve në të cilat kompanitë veprojnë, rëndësia e pasjes së një strategjie të suksesshme dhe të qënurit konkurues në treg, bëhet gjithnjë e më e nevojshme. Ndaj, organizatat kërkojnë manaxherë të cilët të jenë të aftë të kontribuojnë në këtë proces.
Programi i studimit Master Shkencor në “Administrim Biznes” ofruar nga Albanian University është një program studimi 2-vjecar, i cili synon të pajisë studentët me parimet, njohuritë akademike, metodologjitë dhe shprehitë e nevojshme, për t’iu përgjigjur sa më mirë nevojave të tregut dhe për të kryer me sukses funksione manaxheriale dhe të niveleve strategjike në mjedise të ndryshme ku ata punojnë.

 

Master Profesional në Administrim Biznes

Programi “Master Profesional në Administrim Biznes” synon të përgatisë manaxherë dhe ekzekutivë të aftë në fushën e administrimit të biznesit me qëllim hapjen e mundësive të zhvillimit të karrierës së tyre, jo vetëm në profilin manaxherial në sektorin privat dhe atë publik, por edhe për nxitjen e vazhdimit të mëtejshëm të karrierës së tyre akademike.
Studentët që do të përfundojnë studimet Master Profesional “Master në Administrim Biznes” ofruar nga Albanian University do të pajisen me njohuritë, shprehitë, metodologjitë dhe kompetencat e nevojshme për të ndërmarrë lehtësisht funksione manaxheriale, për të fituar më shumë përgjegjësi në punë, apo për të zhvilluar më tej karrierën e tyre profesionale.
Studentët që përfundojnë studimet “Master në Administrim Biznes” pranë Albanian University mund të punojnë në nivele manaxheriale dhe ekzekutive në kompani të ndryshme, institucione apo agjensi private dhe publike si edhe mund të ndërmarrin iniciativa për çeljen e sipërmarrjeve private.

 

 

 

Kalendari AU

August 2014
S M T W T F S
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6

Zona Studentit