•  
     
    Vlerat tek të cilat besojmë:


    • Cilësia në çdo iniciativë akademik
    • Integriteti dhe korrektësia organizative
    • Kolegjialiteti dhe pjesëmarrja
    në vendimarrje
    • Vullnetarizmi dhe përgjegjshmëria
    në arritjen e standarteve arsimore
    • Pergjegjshmeri dhe liri akademike.
     
    ALBANIAN UNIVERSITY
  •  
    9000 Studentë nuk mund të gabojnë!
     
    Viti 2002 shënon vitin e hapjes së
    degës së parë për laburant dentarë,
    me vetëm 100 studentë të stomatologjisë.
    Sot numërohen mbi  9000 studentë
    aktual që janë duke ndjekur studimet,
    shifra të cilat dëshmojnë nga viti në vit
    rritjen e cilësisë dhe arritjeve në
    Albanian University.
                                  Më shumë

     

     

    9000 STUDENTE
  •  
    Bursat
     
    Promovimi dhe nxitja e studentёve
    mё tё mirë ёshtё njё tjetёr politikё e
    Albanian University duke synuar
    tё jetё lider nё fushёn e arsimit privat,
    në pёrgatitjen e elitave tё ardhshme
    nё fushёn e politikёs, arsimit,
    mjekёsisё, arkitekturёs, drejtёsisë,
    financёs, psikologjisё, shkencave
    tё komunikimit.

                                  Më shumë

    BURSAT
  •  
    Politikat e "Albanian University"
     
    Një vënd themelor në politikat e
    Albanian University, zë edhe
    dhënia e përparësisë së punësimit
    në strukturat e tij, të studentëve
    të ekselencës dhe atyre me prirje
    lidershipi.
                                  Më shumë

     

    POLITIKAT E AU
powered by negetics
English (United Kingdom)Shqip

DEPARTAMENTI I FARMACISË

 Qëllimi dhe misioni i Departamentit të Farmacisë përputhet plotësisht me misionin e Albanian University, që s’mund të jetë tjetër veçse arsimimi cilësor universitar e pasuniversitar, zhvillimi i arsimimit të lartë të brezit të ri në fusha të ndryshme profesionale, edukimi me vlerat më të mira morale, zhvillimi i kërkimit shkencor, me qëllim që të sigurojë formimin e specialistëve të aftë profesionalisht dhe të pastër moralisht që mund të shpien përpara procesin e zhvillimit ekonomik e shoqëror të vendit tonë.

Modeli ku është mbështetur kurrikula e degës Farmaci:
Për hartimin e kurrikulës së degës Farmaci të Albanian University jemi konsultuar me një numër të madh kurrikulash universitare për farmaci të vendeve të Europës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Pas ekzaminimit të këtyre kurrikulave ne u mbështetëm kryesisht në kurrikulën e degës Farmaci, të Fakultetit të Mjekësisë, në Universitetin e Tiranës dhe në kurrikulat e Fakulteteve të Farmacisë të Milanos dhe të Padovës.
Kohëzgjatja e periudhës së studimeve në degën e Farmacisë është 5 vjeçare, ku për 9të semestra zhvillohet proces i rregullt mësimor, kurse semestri i 10të është parashikuar praktikë profesionale.
Në përfundim të studimeve studentët i nënshtrohen 2 provimeve të diplomës dhe pastaj paisen me një Diplomë të Nivelit të Dytë të Integruar dhe marrin titullin Mastër Shkencor.
Studentët që përfundojnë studimet në degën e Farmacisë, të Albanian University kanë mundësi të shumta punësimi, si në farmacitë e hapura për publikun, në farmacitë spitalore, në bazat grosiste farmaceutike, në industrinë farmaceutike, në kontrollin e cilësisë së barnave, etj.

 

Për zhvillimin e praktikave laboratorike janë në shërbim të studentëve edhe laboratoret përkatëse, të pajisur me aparatura nga më bashkëkohoret.
Nga ana tjetër për semestrin e 10të (semestri i 2të i vitit të 5të) është parashikuar praktikë.
Në Departamentin e Farmacisë janë organizuar dy konferenca shkencore të cilat kanë pasur karakter mbarëkombëtar (kanë marrë pjesë me referime pedagogë nga Universiteti i Prishtinës dhe i Tetovës, tematikat e dy konferencave të mëparshme shencore dhe kjo e fundit gati në përfundim është fokusuar në problemet shkencore që ndeshen në të gjitha disiplinat e formimit profesional të farmacistit, ku mund të veçojmë: teknologjia e përgatitjes së barnave, kontrolli i cilësisë së barnave, analiza e lëndëve helmuese (analiza toksikologjike), kontrolli i cilësisë së bimëve mjekësore e aromatike etj.

 

Kalendari AU

April 2014
S M T W T F S
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Zona Studentit