•  
     
    Vlerat tek të cilat besojmë:


    • Cilësia në çdo iniciativë akademik
    • Integriteti dhe korrektësia organizative
    • Kolegjialiteti dhe pjesëmarrja
    në vendimarrje
    • Vullnetarizmi dhe përgjegjshmëria
    në arritjen e standarteve arsimore
    • Pergjegjshmeri dhe liri akademike.
     
    ALBANIAN UNIVERSITY
  •  
    9000 Studentë nuk mund të gabojnë!
     
    Viti 2002 shënon vitin e hapjes së
    degës së parë për laburant dentarë,
    me vetëm 100 studentë të stomatologjisë.
    Sot numërohen mbi  9000 studentë
    aktual që janë duke ndjekur studimet,
    shifra të cilat dëshmojnë nga viti në vit
    rritjen e cilësisë dhe arritjeve në
    Albanian University.
                                  Më shumë

     

     

    9000 STUDENTE
  •  
    Bursat
     
    Promovimi dhe nxitja e studentёve
    mё tё mirë ёshtё njё tjetёr politikё e
    Albanian University duke synuar
    tё jetё lider nё fushёn e arsimit privat,
    në pёrgatitjen e elitave tё ardhshme
    nё fushёn e politikёs, arsimit,
    mjekёsisё, arkitekturёs, drejtёsisë,
    financёs, psikologjisё, shkencave
    tё komunikimit.

                                  Më shumë

    BURSAT
  •  
    Politikat e "Albanian University"
     
    Një vënd themelor në politikat e
    Albanian University, zë edhe
    dhënia e përparësisë së punësimit
    në strukturat e tij, të studentëve
    të ekselencës dhe atyre me prirje
    lidershipi.
                                  Më shumë

     

    POLITIKAT E AU
powered by negetics
English (United Kingdom)Shqip

DEPARTAMENTI I SHKENCAVE JURIDIKE

 

Drejtuese Dr.Jorida Xhafaj

 

Programi i studimit në shkenca juridike ka si objektiv të tij diplomimin e studentëve që kanë njohuri bazë ne fushën e të drejtës pas përfundimit të tre viteve të ciklit të parë të studimeve. Pas përfundimit të këtij cikli studimi, studenti do të jetë i aftë për të analizuar koncepte juridike, ligje apo politika, si dhe do të jetë i pregatitur për t’u përshtatur më mirë dhe më shpejtë me pozicionet baze të tregut të punës. Studimi në këtë degë realizohet ne dy nivele: nivelin bazë (të përgjithshëm) dhe atë të specialitetit, të strukturuar sipas parimeve dhe standardeve të hapësirës europiane për arsimin e lartë.
Të dy ciklet e njëpasnjëshme të studimit me përfshirjen e tyre lëndore, strukturimin e kurrikulës dhe karakteristikat specifike garantojnë arsimim të karakterit të përgjithshëm dhe më pas formim special.
Diplomat e fituara prej studenteve tanë në këto programe studimi dhe njohuritë e fituara prej tyre, mbi sistemin e drejtësisë, rëndësinë, funksionimin, sfidat me të cilat ballafaqohet janë jo vetëm një garant i punësimit dhe zhvillimit ë tyre profesional, por edhe një brez i sigurt profesionalistësh të cilët do të kenë mundësi reale kontribuimim në zhvillimin shoqëror të vendit tonë.
Funksionet në të cilat kanë mundësi reale integrimi dhe punësimi studentë që diplomohen pranë Departamentit të Shkencave Juridike në universitetin tonë janë jurist në shoqëri tregtare, jurist të administratës publike, jurist në sistemin bankar, agjentë të sigurimeve, nëpunës të policisë së shtetit, juristë në qëndra biznesi dhe organizata të ndryshme.
Në zhvillimin e kurrikules universitare janë marrë për bazë tradita juridike e shkollës shqiptare dhe programet e studimit të vendeve të BE-së, praktikat dhe përvojat ligjore të demokracive te zhvilluara.
Në hartimin e programeve mësimore është pasur parasysh kriteri i formimit të studentëve, i cili artikulohet në dy nivele: atë bazë dhe të specializimit sipas parimeve dhe kërkesave të Marrëveshjes se Bolonjës.
Departamenti i Shkencave juridike ka hartuar planin e punës së tij kërkimore shkencore, duke përcaktuar qëllimet e hulumtimit shkencor, llojet e aktiviteteve të kërkimit shkencorë, si edhe shqyrtimin e mundësive për internacionalizimin e punës studimore kërkimore shkencore.
Synimet e departamentit në lidhje me aktivitetet kërkimore shkencore janë në funksion të strategjisë së kërkimit shkencor dhe zhvillimit të Albanian University.

 

Masterit Shkencor

Programi studimor i Masterit Shkencor ka për qëllim thellimin e njohurive teorike për pregatitjen e specialisteve në një prej pesë profileve e mëposhtëme studimore:
1. Master i Shkencave në të Drejtë Private (specializuar në shoqëritë tregtare);
2. Master i Shkencave në të Drejtë Publike dhe Administrative;
3. Master i Shkencave në Marrëdhënie Ndërkombëtare;
4. Master i Shkencave në të Drejtë Ndërkombëtare dhe Bashkimi Europian;
5. Master i Shkencave në të Drejtë Penale;
Veprimtaritë formuese, teorike dhe praktike të ofruara garantojnë specializim të njohurive të studentit krahasuar me ato të marra në programet e studimit të ciklit të parë. Gjithashtu ofrohet përgatitje e avancuar për një formim, që tu korrespondoj niveleve të punësimit të kualifikuar dhe të profesionalizmit. Programi i studimit parashikon si pjesë përbërëse e tij duke integruar kështu mësimdhënien me kërkimin shkencor dhe duke siguruar kështu tek studenti zhvillimin e aftësive dhe metodave të kërkimit shkencor. Ndjekja e programit të studimit të masterit shkencor në fushën e shkencave juridike dhe përfitimi i diplomës në këtë fushë, u jep mundësi studentëve gjithashtu për vazhdimin e studimeve të ciklit të tretë si studimet doktorale apo për t`u pranuar në provime të shtetit apo shkolla të mëpasme specializuese afatgjata për profesione ligjore, për përfitimin e titullit respektiv.

 

MASTER PROFESIONAL “NË TË DREJTË PENALE”

Programi i studimeve “MP në të Drejtë Penale” i ofruar nga Albanian University është një program studimi i ciklit të dytë, që përfshin fushën juridiko-penale i cili ka për qëllim arsimimin dhe trajnimin profesional të studentëve dhe të formojë njohuri specifike të pasqyruara në drejtim të zhvillimive dhe të përmirësimit të legjislacionit
Ndryshimet e thella që përkojnë me vendosjen e demokracisë pas viteve ’90 në vendin tonë sollën si pasojë përhapjen në masë të plagëve sociale të shkaktuar prej formave të ndryshme të kriminalitetit. Në varësi të kushteve të krijuara, lindi nevoja e njohjes së plotë të legjislacionit, përfshirë ndryshimet e pësuara në të, nivel i lartë profesionalizmi në fushën juridike në lidhje me kriminalitetin dhe veprat penale të kryera në sfera të ndryshme shoqërore. Pikërisht për të evidentuar veprat penale të kryera në këto fusha si dhe për të gjetur rrugët e minimizimit të rreziqeve, kanë luajtur një rol të rëndësishëm studimet shkencore.
Ky program studimi përgatit specialistë të aftë për të organizuar, planifikuar dhe drejtuar veprime proçeduriale që duhet të kryhen nga subjektet e proçedimit penal gjatë veprimtarisë hetimore, gjyqësore dhe të ekzekutimit të vendimeve, të lidhura me respektimin e të drejtave të njeriut në luftën kundër krimit dhe dhënien e drejtësisë në fushën e së drejtës penale. Kjo do të ndikojë edhe në rritjen e garancive për një proces të rregullt ligjor.
Studentët që do të mbarojnë programet e studimit master profesional në të drejtë penale do të kenë mundësi që të punësohen apo të vijojnë karrierën e tyre profesionale në një sere sektorësh apo organesh që lidhen me aplikimin e të drejtës penale. Ky program është i përshtatshëm për ata qe duan te punojnë ne fushën e avokatise, jurist pranë institucioneve të pavaruara, studiove ligjore apo pedagog në universitet. Studentët mund të punësohen apo të përmiresojnë kurrikulumin e tyre në struktura të tilla si ato të shoqatave joqeveritare që merren me mbrojtjen e grave apo mbrojtjen e të miturve, si dhe ato që merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut apo edhe të burgosurve ne veçanti
Programet u vijnë në ndihmë edhe profesionistëve që aktualisht punojnë apo deshirojnë të punojnë në institucione të tilla si Avokati i Popullit apo Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

 

MASTER PROFESIONAL “NË TË DREJTË PRIVATE”

Objektiv i këtij programi studimi është të arsimojë dhe trajnojë profesionalisht studentët dhe të formoje njohuri specifike në kuptimin e integrimit të formimit të juristit me profil civil. Ky rezultat arrihet nëpërmjet studimit të instituteve specifikë, të sektorëve disiplinorë dhe nëpërmjet zgjerimit të studimit në fusha të cilat karakterizohen nga specialiteti sektorial, si dhe nga niveli më i lartë i kompleksitetit teknik.
Veprimtaritë mësimore parashikojnë një spektër të gjerë disiplinash formuese bazë, karakterizuese dhe të ngjashme ose integruese, të cilat zhvillohen nëpërmjet leksioneve tradicionale në auditor, seminareve, ushtrimeve me shkrim ose me gojë, moduleve mësimorë plotësues dhe të tjera formula mesimdhenese.
Kompetencat specifike të programit i kushtohen integrimit te studentit në legjislacionin vendas, fushën e te drejtës private me atë ndërkombëtar, me sistemet juridike dhe me metodat teknike me te avancuara të kërkimit të burimeve.
Programi kombinon formimin akademik me eksperiencën praktike, dhe realizohet në bashkëpunim me gjykata të nivele të ndryshme të sistemit të drejtësisë dhe me zyra ligjore prestigjoze vendase dhe të huaja pranë të cilave do të zhvillohen stazhi dhe praktika profesionale.
Veçanërisht synohet formimi i një figurë profesionale e cila:
• të zotërojë jo vetëm njohuri baze, që mundësojnë vlerësimin e instituteve të së drejtës private/penale, edhe sipas perspektivës evolutive historike;
• të ideojë dhe hartojë me efikasitet dhe saktësi, tekste me përmbajtje juridike (rregullues dhe/ose procesualë) në përputhje me kontekstet përkatëse, të mirëargumentuar, edhe nëpërmjet përdorimit të mjeteve informatike;
• të përfitojë aftësi interpretuese, analitike dhe kualifikimi juridik, në trajtimin e problemeve interpretuese dhe zbatuese të së drejtës private/penale;
• të zotërojë metodologjinë dhe instrumentet e nevojshëm për artikulimin me shkrim dhe me gojë të arsyetimeve juridike komplekse, për të cilat kërkohet kompetencë profesionale ne studimin e marrëdhënieve juridike te pronësisë ne te gjitha llojet e saj, mënyrave e fitimit të pronësisë, mbrojtjes se saj ;
• të zotërojë aftësi në zbatimin e njohurive të fituara në praktikë, në të gjitha çështjet e pronësisë, trashëgimisë, procedurës civile dhe penale, hetimit penal etj.
Studentët që do të mbarojnë programet e studimit master profesional në të drejtë private do të kenë mundësi që të punësohen apo të vijojnë karrierën e tyre profesionale në një sere sektorësh apo organesh që lidhen me aplikimin e të drejtës private e penale. Ky program është i përshtatshëm për ata qe duan te punojnë ne fushën e avokatise, jurist pranë bizneseve si ndërmarrje, banka, shoqëri sigurimesh (për studentet qe janë diplomuar ne degën drejtësi); jurist dhe ose konsulent ligjor pranë autoriteteve të pavarura ( për studentet qe janë diplomuar ne degën drejtësi); personel drejtues në administratën publike; pedagog në universitet etj.

 

Master Profesional Në Të Drejtë Tregtare

Ky program studimi synon t’u japë studentëve mundësinë për përgatitje dhe aftësimin e nevojshmëm për analizimin e kompleksitetit ligjor të veprimtarive ekonomike. Gjithashtu synohet plotësimi i studentëve me njohuri teorike dhe praktike në një nivel të avancuar mbi legjislacionin shqiptar për tregtarët dhe për shoqëritë tregtare si dhe me të drejtën Europiane mbi shoqëritë tregtare. Programi është i ndërtuar nga tërësia e lëndëve të cilat formojnë njohuritë mbi analizimin e legjislacionit shqiptar për shoqëritë tregtare duke i trajtuar ato që nga momenti i regjistrimit, ndarjen dhe bashkimin e tyre, mbi përgjegjësitë e ortakëve dhe aksionarëve, mbi kapitalin e shoqërisë, aksionet, kuotat, analizën e organeve të një shoqërie tregtare, prishjen, likuidimin, falimentimin, raportet me të punësuarit, kontrata me subjektet private dhe institucionet, ndryshimet në shoqëritë tregtare, mosmarrëveshjet dhe teknikat e zgjidhejs së tyre etj. Për këtë qëllim, programi zhvillohet nëpërmjet moduleve formues të karakterizuar nga profili praktik, të përshtatshëm për ata që zotërojnë formimin bazë teorik, dhe që duan të përballen me aspekte konkrete të procedurave, në optikën e juristit me profil tregtar.
Figura pofesioniste e juristit me profil tregtar, është projektuar në kuadrin e menaxhimit të subjekteve tregtarë dhe sipërmarrjeve private dhe publike, me qëllim programimin e teknikave juridike të përshtatshme për llogaritjen paraprake të kostove dhe fitimeve të strategjive të ndryshme tregtare. Në këtë kuptim, juristi me profil tregtar, është një figurë e brendshme e realitetit tregtar dhe ekonomik i cili plotëson njohuritë e formuara prej cikleve të tjera të studimit.
Juristi me profil tregtar do të pozicionohet pranë studijove ligjore të specializuara në të drejtën e shoqërive tregtare, ku dhe kërkohen aftësi specifike për sa i përket marrëdhënieve me jashtë, si dhe do të mund të ushtrojë me sukses profesionin e tij pranë shoqërive të konsulencës tregtare dhe drejtuese, duke renditur në shërbimet e tij edhe konsulencën ligjore, në një aspekt të orientuar kryesisht drejt vlerësimit paraprak të veprimtarive, jo vetëm kontraktore, por edhe tregtare.
Programi u drejtohet gjithashtu të punësuarve pranë subjekteve tregtarë (në zyrën ligjore, sekretarinë e organeve të shoqërive, në zyrën e zhvillimit, të burimeve njerëzore, etj.) që dëshirojnë të zhvillojnë kompetencat profesionale lidhur me çështjet juridike të veprimtarisë ekonomike.
Ky nivel formimi u drejtohet edhe subjekteve tregtarë (personave fizikë apo shoqërive tregtare) që synojnë të përgatisin në nivele të larta profsionale personelin e tyre për tema specifike, objekt të masterit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kalendari AU

November 2014
S M T W T F S
26 27 28 29 30 31 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 1 2 3 4 5 6

Zona Studentit