•  
     
    Vlerat tek të cilat besojmë:


    • Cilësia në çdo iniciativë akademik
    • Integriteti dhe korrektësia organizative
    • Kolegjialiteti dhe pjesëmarrja
    në vendimarrje
    • Vullnetarizmi dhe përgjegjshmëria
    në arritjen e standarteve arsimore
    • Pergjegjshmeri dhe liri akademike.
     
    ALBANIAN UNIVERSITY
  •  
    9000 Studentë nuk mund të gabojnë!
     
    Viti 2002 shënon vitin e hapjes së
    degës së parë për laburant dentarë,
    me vetëm 100 studentë të stomatologjisë.
    Sot numërohen mbi  9000 studentë
    aktual që janë duke ndjekur studimet,
    shifra të cilat dëshmojnë nga viti në vit
    rritjen e cilësisë dhe arritjeve në
    Albanian University.
                                  Më shumë

     

     

    9000 STUDENTE
  •  
    Bursat
     
    Promovimi dhe nxitja e studentёve
    mё tё mirë ёshtё njё tjetёr politikё e
    Albanian University duke synuar
    tё jetё lider nё fushёn e arsimit privat,
    në pёrgatitjen e elitave tё ardhshme
    nё fushёn e politikёs, arsimit,
    mjekёsisё, arkitekturёs, drejtёsisë,
    financёs, psikologjisё, shkencave
    tё komunikimit.

                                  Më shumë

    BURSAT
  •  
    Politikat e "Albanian University"
     
    Një vënd themelor në politikat e
    Albanian University, zë edhe
    dhënia e përparësisë së punësimit
    në strukturat e tij, të studentëve
    të ekselencës dhe atyre me prirje
    lidershipi.
                                  Më shumë

     

    POLITIKAT E AU
powered by negetics
English (United Kingdom)Shqip

TELEVIZIONI UTV NEWS

UTV NEWS, pjesë e Albanian University
Universitet dhe Televizion: “jo thjesht një ekran, por një dritare drejt së ardhmes”.

Hapesirat televizive:
- UTV news “lajmi më i fundit”
- Emisioni “Fakt”
- Edicionet Informative
- “Edicioni i Pare”
- Ex Libris
- Fundjava Kult
- “Ora 0”


UTV News, pjese e institucionit Albanian University “UFO”, me një imazh të ri, shumë tërheqës, teknologji bashkekohore, është shndërruar tanimë në stacionin informativ qe perditson shikuesit e tij me lajmin me te fundit. Serioziteti, vërtetësia dhe cilësia janë motoja e punës e nje stafi profesionistesh te kualifikuar. Për prodhimet që zgjojnë interes për të gjitha moshat, falë larmishmërisë së programeve, UTV shfrytëzon një teknologji moderne si dhe mendjet inovative të stafit te ri por te talentuar. I ngritur fale nje pune te perbashket, me mision paresor edukimin, nje vlere tashme e nderkombëtarizuar e ketij televizioni, UTV, vazhdon të ketë mision, por në një formë tjeter, përmes emertimit te informacionit ne te gjitha ngjyrat e aktualitetit: politike, sociale, ekonomi dhe kulture . Nisma e ketij televizioni mund te konsiderohet misionare, duke permbushur informimin dhe formimin e nje audience te gjere, ne nje kohe te ndryshimeve te rendesishme qe perjeton vendi dhe qe domosdoshmerisht shoqerohet me nevojen e formimit kulturor si nje kerkese qe vjen nga nevojat e publikut per t’u ushqyer me informacion cilesor. UTV është gjithashtu një ndër televizionet që ka përmbushur me më shumë përpikmëri një nga kriteret e Komisionit Europian; atë të krijimit të hapësirave edukativo-informuese, tanime jo vetem ne Tirane por edhe ne Shkoder, Elbasan, Durres, Berat dhe Korçë ne cilesine e qyteteve universitare. 
“UTV (Universitet dhe Televizion), jo thjesht nje ekran por nje dritare drejt se ardhmes”.   

Emisioni “Fakt”
Në hapësirat televizive te “UTV”, veç larmishmërisë së programacionit, në fokus janë ngjarjet kryesore të aktualitetit shqiptar, që trajtohen jo vetëm nga redaksia profesionale e lajmeve, por janë gjithashtu objektiv i gazetarit të njohur Çlirim Peka. Te hene, te merkure dhe te premte, Live, në oren 21.00 emisionin “Fakt”, trajton me të ftuar specialë, çështjet më me peshë në realitetin shqiptar. Nevoja per perjetimin e ngjarjeve kryesore me interes te gjere publik, dhe informimin e sakte te pasqyruar nepermjet ballafaqimit te fakteve ne studjo permes komentit te analisteve me ne ze te vendit misherohen me se miri  ne studion e “FAKT”, aty dhe ku debati politik merr jete.  

Edicionet Informative
Duke qene nje rrjet televiziv qe i dedikohet informacionit ,  “UTV News”  pasqyron zhvillimet me te fundit gjate 24 oreve permes transmetimeve te drejtperdrejta. Me nje teknologji bashkekohore, ky televizion synon te sjelle ne shtepine e çdo shqiptari ngjarjet me te fundit nga te kater anet e vendit. Fale profesionalizmit te gazetareve, lajmi vjen i trajtuar me objektivitet per te qene jo thjesht nje raportues i zhvillimeve me te fundit por edhe nje alternative e vertetesise, ku pasqyrohen me objektivitet të gjitha zhvillimet e ditës dhe ne 24 ore, që nga politika. Permes transmetimeve direkte, UTV zgjeron keshtu diapazonin e informimit te teleshikuesit duke i bashkangjitur cilesise se raportimit edhe larmishmerine e games se aktualitetit.

“Edicioni i Pare”
“Te zgjohemi ne zemren e lajmit” eshte kjo motoja e emisionit te mengjesit qe nis transmetimin e tij qe nga ora 6:30 deri ne 9:15. Sporti, Showbiz, Politika, Ekonomia jane burimet e informacionit qe i japin nje tablo te pergjithshme te zhvillimeve shikuesit qe ne oret e para te dites. Aktualiteti eshte ai qe udheheq edhe bisedat ne studio ku te ftuarit, personazhe te jetes publike, vendimmarrjes dhe botes se kultures jane gjithnje pjese e mengjeseve tona. Nen drejtimin e nje stafi te kualifikuar gazetaresh qe me pune te palodhur dhe pasion pergatisin informacionin me te fundit qe ne oret e para te mengjesit. Ngjarjet me te rendesishme qe pritet te ndodhen por edhe ato te nje dite me pare qe kane pushtuar vemendjen e opinionit kalojne nga studio e “Edicionit te pare” per te dhene ngacmimin e nje zgjimi jo vetem te kendshem por edhe te mbushur me lajme, duke i dhene shikuesve pushtetin me te madh qe ekziston ne ditet e sotme, informacionin.

Ex Libris
 Ex Libris eshte nje program televiziv i cili tashme eshte nje tradite e krijuar me shume perkushtim nga stafi i UTV News. Gjithnje ne studio  nje i ftuar qe eshte i lidhur me artin e te shkruarit. Deri me tani Shkrimtare, poete, gazetare, politikane, kritike, pedagoge, kane marre pjese ne kete emision duke promovuar edhe nje veper te tyren dhe duke diskutuar per problemet e letersise. Misioni i ketij emisioni eshte te mbaje ne jete ende mediumin klasik, liber, pasi teknologjia e avancuar ne informacion e ka terhequr shume ate. Me kete program kerkohet nje publik edhe pse jo i gjere, i cili eshte i afert me artin e te shkruarit, me bukurine e librit. Grupmosha me e kerkuar nga ky program eshte rreth 18-25 vjec, nje moshe e cila ka ende nevoje per formim intelektual per zgjerim te botekuptimit te saj fale thellimit ne faqet e librit.

Fundjava Kult
Por UTV eshte edhe streha e kultures. Cdo fundjave artdashesit, te apasionuarit pas piktures, muzikes, teatrit apo filmit do te kene ne ekranin e ketij televizioni nje interviste me personazhe te afirmuar si emra te medhenj te kultures shqiptare. Intervista nuk eshte vetem nje udhetim ne momentet e para te ndertimit te karrieres se tyre te gjate por edhe ne jeten dhe aspektet intime qe personazhet i ndajne per mikrofonin e UTV, duke dhuruar emocione dhe ngjallur interes.

“Ora 0”
Pak pas mesnate, atehere kur gazetat publikojne edhe titujt e tyre te pare, ne ekranin e UTV nis transmetimin nje tjeter emision. “Ora 0” percjell aktualitetin permes faqeve te shtypit te shkruar teksa komenton ngjarjen e dites me emra te gazetarise shqiptare qe analizojne me profesionalizem zhvillimet e bujshme qe perfshijne faqet e shtypit duke terhequr vemendjen e opinionit publik.

Kalendari AU

August 2014
S M T W T F S
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6

Zona Studentit