•  
     
    Vlerat tek të cilat besojmë:


    • Cilësia në çdo iniciativë akademik
    • Integriteti dhe korrektësia organizative
    • Kolegjialiteti dhe pjesëmarrja
    në vendimarrje
    • Vullnetarizmi dhe përgjegjshmëria
    në arritjen e standarteve arsimore
    • Pergjegjshmeri dhe liri akademike.
     
    ALBANIAN UNIVERSITY
  •  
    9000 Studentë nuk mund të gabojnë!
     
    Viti 2002 shënon vitin e hapjes së
    degës së parë për laburant dentarë,
    me vetëm 100 studentë të stomatologjisë.
    Sot numërohen mbi  9000 studentë
    aktual që janë duke ndjekur studimet,
    shifra të cilat dëshmojnë nga viti në vit
    rritjen e cilësisë dhe arritjeve në
    Albanian University.
                                  Më shumë

     

     

    9000 STUDENTE
  •  
    Bursat
     
    Promovimi dhe nxitja e studentёve
    mё tё mirë ёshtё njё tjetёr politikё e
    Albanian University duke synuar
    tё jetё lider nё fushёn e arsimit privat,
    në pёrgatitjen e elitave tё ardhshme
    nё fushёn e politikёs, arsimit,
    mjekёsisё, arkitekturёs, drejtёsisë,
    financёs, psikologjisё, shkencave
    tё komunikimit.

                                  Më shumë

    BURSAT
  •  
    Politikat e "Albanian University"
     
    Një vënd themelor në politikat e
    Albanian University, zë edhe
    dhënia e përparësisë së punësimit
    në strukturat e tij, të studentëve
    të ekselencës dhe atyre me prirje
    lidershipi.
                                  Më shumë

     

    POLITIKAT E AU
powered by negetics
English (United Kingdom)Shqip

UNIVERSITETI I BERATIT, FORCA E ZHVILLIMIT RAJONAL

                                             

Misioni, risia per rajonin dhe vlerat e Universitetit te Beratit
- Historiku
- Programet e Studimit
                                       

MISIONI,  RISIA PËR RAJONIN,  DHE VLERAT E  “UNIVERSITETIT TË BERATIT”
Misioni i Universitetit të Beratit  është  zhvillimi dhe zgjerimi i kufijve të njohjes përmes arsimit më të mirë,  rritjes intelektuale, sociale e kulturore  të studentëve, duke kontribuar në dobi të komunitetit me aspiratën e një mjedisi intelektual që nxit mendimin kritik, krijues, me vlera, parime dhe etikë akademike institucionale.  Si një universitet privat por me një mision të rëndësishëm publik, Universiteti i Beratit stimulon studentët në zhvillimin e hulumtimeve dhe reflektimeve për çështjet e rëndësishme të komunitetit  kombëtar dhe ndërkombëtar, nëpërmjet një arsimimi cilësor dhe programeve moderne të studimit.
Themelimi i Universitetit  të Beratit synon zhvillimin e rajonit nëpërmjet krijimit të mundësisë më të mirë të ofruar ndonjëherë, mundësisë për të ofruar një arsim të cilësisë së lartë, për të kontribuar në promovimin e mjedisit të ri kulturor dhe intelektual, për të  ndikuar  në zhvillimin potencial të Beratit dhe Prefekturave përreth, për promovimin dhe rritjen e vlerave arsimdashëse të qytetit i cili mbart një traditë dhe një trashëgimni historiko-kulturore mijëravjeçare, për përgatitjen solide jo vetëm teorike, por edhe praktike të studentëve të cilët studiojnë në të.


HISTORIKU   I UNIVERSITETIT TË BERATIT
Universiteti i Beratit është një institucion privat, i pavarur dhe laik i Arsimit të Lartë.
Liçensuar me Vendim të Këshillit të Ministrave, Nr. 697 të datës 18.06.2009, ai hapi dyert në vitin akademik 2009- 2010, duke ofruar programe studimi në dy Fakultete:  Fakultetin e Shkencave Shoqërore me Programet Mësimore në Shkenca Juridike, Shkenca Politiko-Administrative dhe Psikologji e Përgjithshme si edhe Fakultetin e Ekonomisë me Programet Mësimore në Financë-Bankë dhe Administrim-Biznes. Gjatë vitit  të parë akademik, ndoqën studimet rreth 1000 studentë.
Një vit më vonë ky institucion ofroi diploma të reja universitare në programet mësimore: Mësuesi për Arsim Parashkollor, Mësuesi për Arsim Fillor, Gjuhë Angleze, Infermieri, Inxhinieri Kompjuterike dhe Teknologji Informacioni, duke e finalizuar kështu vitin akademik 2010-2011 me hapjen e dy fakulteteve të reja: Fakulteti i Shkencave Mjekësore dhe Fakulteti i Arkitekturës dhe Inxhinierive.
Viti akademik 2010- 2011 e gjen Universitetin e Beratit me rreth 2600 studentë në ciklin e parë të studimit . Që në vitin e parë të krijimit të tij dhe në vazhdim,  ky institucion vuri në qendër të jetës akademike promovimin e produktit intelektual dhe shkrirjen e mësimit me kërkimin shkencor. Universiteti i Beratit në bashkëpunim me Konsullatën Italiane akredituar në Shqipëri zhvilloi Konferencën me temë: “Lufta kundër Krimit të Organizuar”  në muajin Maj, në të cilën referuan  Konsulli i Republikës Italiane i akredituar në Shqipëri si edhe  Drejtues të Departamentit të Shkencave Juridike.  Për  të përmbushur aktivitetin akademik dhe ekstrakurrikular në Qershor zhvillohet “Konferenca mbi  Median dhe Aktualiteti ”  e organizuar nga Fakulteti i Shkencave Shoqërore. Nëpërmjet prezantimeve, hulumtimeve dhe  shkëmbimit , Universiteti orienton dhe nxit identifikimin dhe zhvillimin e projekteve të cilat do të konsolidojnë edhe njëherë qëllimin e tij parësor, atë të zhvillimit shkencor dhe kërkimor drejt cilësisë më të mirë.

PROGRAMET E STUDIMIT

FAKULTETI I EKONOMISË

1. Financë-Bankë                                 3  vite               Bachelor
2. Administrim  Biznesi                        3  vite               Bachelor
3. Marketing                                          3  vite               Bachelor
4. Administrim  Biznesi                       1,5 vite              MP  
5. Menaxhim  Financiar                      1,5 vite              MP


 

FAKULTETI I INXHINIERIVE DHE ARKITEKTURËS

1.    Teknologji  Informacioni                          3 vite            Bachelor
2.    Inxhinieri  Kompjuterike                          3 vite            Bachelor

 

PROGRAMET E STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË

1.    E Drejtë Penale                                                                              1.5 vite     MP           
2.    E Drejtë Private                                                                              1.5 vite     MP           
3.    Marrëdhënie Ndërkombëtare, Pol e Jashtme  Diplomaci         1.5 vite     MP           
4.    Qeverisje dhe  Administrim Publik                                               1.5 vite     MP           
5.    Studime mbi Sigurinë                                                                    1.5 vite     MP           
6.    Psikologjia  Klinike                                                                        1.5 vite      MP           
7.    Pedagogjia (Me 2 profile)                                                             1.5 vite      MP

 

FAKULTETI I SHKENCAVE SHOQËRORE

1. Shkenca Juridike                                        3 vite          Bachelor
2. Shkenca Politiko-Administrative               3 vite         Bachelor
3. Psikologji e Përgjithshme                          3 vite         Bachelor
4. Mësuesi (Parashkollor, Arsim Fillor)         3 vite         Bachelor
5. Gjuhë Angleze                                             3 vite         Bachelor

 

FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE

1. Infermieri                            3 vite           Bachelor
2. Infermieri Kirurgjikale       1.5 vite        MP

 

Kalendari AU

July 2014
S M T W T F S
29 30 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2

Zona Studentit